Mark Marku ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe nuk do të bëhet pjesë Kuvendit të ri.
Sipas Kodit të ri zgjedhor, mësohet se vendin e Mark Markut në Kuvend do ta zërë kandidatja Elda Hoti, e cila ka qenë pjesë edhe e opozitës së re.
Atëherë ishte nga listat e LSI, ndërsa sot vjen nga lista e koalicionit të PD (kandidate e Partisë Republikane).
Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.