AKëtë të diel, Sali Berisha është në Athinë për takim elektoral me diasporën shqiptare në Greqi. Në krah të kreut të PD-së ishte dhe eurodeputeti i partisë greke Nea Demokracia, Fredi Beleri.
Në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve në Athinë, Berisha riktheu në vëmendje marrëveshjen për detin të qeverisë së tij në vitin 2009 me Greqinë, të cilën e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese në atë kohë. Berisha tha se me atë marrëveshje fitonin të dy palët, ndërsa nëse PD kthehet në pushtet pas 11 majit, ajo marrëveshje do të finalizohet.
‘Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira’, tha Berisha.
Berisha thotë se marrëveshja e qeverisë së tij ishte më e mira e mundshmja ku fitonin të dy palët, ndërsa ajo u përmbys nga Edi Rama.
‘PD po në këtë frymë, rikthyer në pushtet firmosi me autoritetet e këtij vendi, marrëveshjen e detit. Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj. Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin. Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama.
Jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë greke për hir të së vërtetës e qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ramë dakord që të shkonim në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnim sanksionim në Gjykatën e Hagës. Çfarë bëri? Jo tha. Do të bëjmë një marrëveshje më të mirë.
U tregua një sharlatan, negocioi tre vite dhe në fund i thotë ministrit të Jashtëm se, nuk e firmosim dot, se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese’, thotë Berisha në “jermi”, duke mos e kuptuar se drejtësia dhe gjykatat e plepave kanë vdekur dhe soj i Saliut nuk mund të rikthej asnjë vendim të gjykatës kushtetuese edhe sikur te ketë 140 vota.
Kjo tregon se ai është akoma në gjumë dhe vështirë të zgjohet, për të kuptuar se nuk është Trump edhe sikur të fitoj zgjedhjet është vetëm një kryministër i një republike prlamentare, megjithëse kjo është një ëndërr, që nuk ralizohet kurrë, se “berishëve” vetëm dylbia mundet tua afroj pushtetin.
Se Fredi Beleri, ish kandidati i Berishës për zgjedhjet e Himarës në 2023, që po bën fushatë në Greqi për opozitën e Berishës dhe Metës, të cilët e kandiduan si kryebashkiak sot krah Berishës në Athinë, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Vangjel Dule me këto takime me alias vorioepiriot, nuk do të harrohet lehtë nga bashkëkombësit në Greqi, si një akt anti kombëtare./Ekskluzive.al