Të ftuarit dhe adhuruesit e familjes mbretërore britanike po mbërrijnë në Windsor për martesën e princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank.
Rreth 1200 qytetarë të thjeshtë, të përzgjedhur nëpërmjet një shorteu, do të ndjekin një transmetim të drejtpërdrejt jashtë kështjellës, ndërsa mijëra të tjerë do e ndjekin jashtë saj.
Shumica shkuan aty që të enjten për të zënë një vend të mirë.
Princesha Eugenie, e cila është e nënta në rradhë për fronin mbretëror, është vajza e Dukës së Jorkut dhe Sarah Ferguson, dhe mbesë e mbretëreshës.
28 vjeçarja dhe Jack Brooksbank, 32, do të martohen në kishën e St George, ku princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në maj.
Ata u takuan për herë të parë në 2010-ën, kur ishin për ski në Zvicër. /Top Channel