Martin Henze i cili “shitet” si këshilltar i kancelares gjermane Angela Merkel nga Lulzim Basha dhe media pranë tij eshte nje keshilltar privat.
Tetë muaj më parë, Dr. Martin Henze do të zhvillonte një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me Partinë Demokratike. Në krye të tryezës qëndronte mysafiri nga Berlini dhe kryetari Lulzim Basha. Ai u prezantua para publikut si Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU. Bëhet fjalë për partinë kryesore gjermane, Unionin Kristian Demokrat të Angela Merkel.
Zoti Henze do të bëhej i njohur sërish për publikun shqiptar vetëm tri ditë më parë. Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, ai u shpreh se Edi Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar. Ky postim, por dhe marrëdhënia e tij e ngushtë më Partinë Demokratike, do të mjaftonin që media pranë opozitës joparlamentare t’i bënin jehonë ‘lajmit të fortë’. Aq i mbaruar eshte ky keshilltar sa shfaqet para opinionit shqiptarë krahe Sali Berishës duke protestuar para kryeministrisë dukie thirrur ‘Rama ik’ Por kush është Dr. Martin Henze? Përmes kërkimeve në gjuhët gjermane dhe angleze, JavaNews.al nuk gjeti asnjë rezultat në internet, ku ai të figuronte si anëtar i CDU, aq më tepër kryetar i ndonjë forumi zyrtar të partisë në fjalë apo këshilltar i tyre. Nisur nga të dhënat e pakta, JavaNews.al komunikoi përmes postës elektronike me partinë CDU, e cila sot drejtohet nga zonja Annegret Kramp-Karrenbauer.
Përgjigja ishte shokuese! Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe u përgjigj për JavaNews.al se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat. “I nderuar zotëri, Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani. Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, liderë e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU. Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin ekskluzivisht për JavaNews.al Për ta konfirmuar qartësinë e identitetit, zyrtari gjerman telefonoi pranë JavaNews.al duke kërkuar edhe njëherë emrin e saktë të zotit Henze. Për t’i ardhur në ndihmë, redaksia jonë i dërgoi profilin e Twitter ku Henze ka bërë deklaratën si dhe disa shkrime me foton e tij, të publikuara në portalet shqiptare. Përgjigja zyrtare e CDU ishte e njëjtë duke theksuar se ai mbetet i panjohur për ta. Arsyet përse zoti Henze është paraqitur nga Partia Demokratike si këshilltar i Angela Merkel janë të qarta, por pozicioni i tij i rremë tashmë ka dalë në dritë pas kontakteve që JavaNews.al pati me zyrat e CDU.
Edhe CNA.al pak ditë më parë solli eksluzivisht foto të Martin Henze të vërtetit i cili është një nga drejtuesit e lartë të CDU-së, i demokratëve gjermanë, i partisë simotër të PD-së. Por që nuk ka asnjë lidhje me imazhin e Martin Henze që na shet Lulzim Basha si këshilltar të Merkel.