Lulzim Basha ka reaguar pas masakrës së Selenicës që tronditi mbarë opinionin publik, ku mbetën të vrarë 8 persona mes tyre 2 fëmijë.
Në një postin në twitter Basha thotë se sot është një ditë zie për Vlorën dhe gjithë vendin.
Më tej Basha nuk lë pa thumbuar dhe kundërshtarin e tij politik duke thënë se sot duhet që të jetë edhe një ditë reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.
Në fakt vetëm sigurinë e tij nuk e duam, ku vriten qytetarët në mes të ditës, në mes të bulevardit, nga ato që e kanë për detyrë që tu sigurojnë jetën, forcat e rendit dhe të qetësisë publike. Sigurinë e tij ku shteti armatosi popullin dhe sot është ai arsyeja kryesori e të gjitha krimeve me armë.
Ky palaço duhet të hesht, sepse krimet e tij janë shumë herë më të rënda, se të këtij të çmenduri, që i’u lanë në dorë armët e falura nga Berisha, për t’i ndërsyer njerëzit kundër njëri tjetrit, në një luftë civile, kur u rrëzua me dhunë nga revolta popullore, plan që nuk e realizoi, por megjithatë prodhoi viktima sa një luiftë civile
Ja statusi i Bashës:
“Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel.
Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve.
Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet çdo dite”– shkruan Basha./Ekskluzive.al