Një 19-vjeçare, e identifikuar si Jessica Valentina Faoro, u qëllua për vdekje me thikë në Milano të Italisë. Agjentët e policisë e gjetën 19-vjeçaren në një apartament në Brioschi të Milanos.
Vajza jetonte në shtëpi me një çift, ku punonte si pastruese. Pronari 39-vjeçar Alessandro Garlaschi, u arrestua për vrasje. Ai punonte si shofer tramvaje.
Nga dyshimet e policisë italiane mendohet se 39-vjeçari ka pritur që gruaja e tij të largohet nga shtëpia, në mënyrë që të ngacmonte 19-vjeçaren, duke hasur refuzimin e saj.
Ditët e fundit sipas disa dëshmitarëve, 39-vjeçari dhe vajza u panë duke ecur bashkë në një kopësht të zonës.
Gruaja e Garlaschi-t u mor në pyetje nga policia.
Mediat italiane shkruajnë se nuk dihet ende nëse ajo ishte e pranishme në shtëpi në momentin e vrasjes.
“Je përbindësh, i mallkuar, shpresoj të kalbesh në burg”, i janë drejtuar banorët e pallatit 39-vjeçarit të arrestuar, ndërsa ishte në prangat e policisë.
Banorët e zonës e kanë përshkruar 39-vjeçarin dhe gruan e tij si të dyshimtë dhe jetonin në atë zonë prej pak kohësh./shqiptarja.com