Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto ku shfaqen masat e tjera lehtësuese që do të fillojnë të zbatohen në vend nga e hëna si dhe hapjen e bizneseve që deri në këto momente kanë qëndruar të mbyllura.
Kështu kryeministri bën me dije se nga 11 maji në të gjithë vendin do të jetë e mundur të hapin dyert e dyqanit parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare.
Lokalet do të fillojnë të hapen nga data 18 maj por ato do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30 dhe do të përdorin vetëm pjesën e jashtme të tyre.
Gjithashtu kreu i qeverisë nënvizon se të gjitha aktivitetet kulturore apo artistike do të vijojnë të jenë të ndaluara.