Një avokat në kryeqytet është arrestuar me akuzën për mashtrim, falsifikim dhe fshehje te ardhurash.
Burimeve zyrtare të policisë konfirmojnë se është arrestuar avokati Gazmir Xhurxhi, i cili akuzohet për mashtrim nga një klient i tij.
Xhurxhi aktualisht ndodhet në ambientet e policisë së Tiranës, ku mësohet se veprimet pas arrestimit të tij janë kryer nga efektivët e krimit ekonomik.
Avokati është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se i ka marrë një shumë parash për ta mbrojtur për një çështje, por nuk e ka bërë këtë gjë.
Qytetari i ka kërkuar t’i rikthejë paratë por sipas tij, avokati nuk ia ka pranuar t’ia kthej mbrapsht./ekskluzive.al