Endrit Brahimllari, është djali tjetër i Monikës. Jo se e ka lindur vetë Monika Kryemadhi, por është një nga ata të rinjtë që u futën në Kuvend, ndërkohë që ende nuk e dinë se çfarë duan nga jeta.
Megjithatë, Endriti, është një hap përpara atyre studenteve që bërtasin në Kuvend sikur të ishin në klubet e natës duke kërcyer. Mosha 20 vjeçare, është paksa e vështirë.
Por Endriti është pak më i madh se atoo vajza të njoma. Brahimllari ka qënë dhe drejtues i LRI-së.
Nëse njihni dikë brenda LSI dhe të pyesni për Brahimllarin, të gjithë do t’ju thonë që ai në këmbim të votës premtonte vende pune, madje nga ato të mirat në shtet.
Por sot, ai është deputet. Në një postim në rrjetin e tij social, Brahimllari ka denoncuar dy drejtorë të vendosur nga Rama, por që janë në kundërshtim me ligjin.
Ai përmend Frida Krifca si drejtore e AZHBR dhe Afrim Qendron si drejtor në Autoritetin rrugor.
Endriti përmend rrugët. LSI po mundohet që të hedhë të gjithë njerëzit e saj në sulm për të mbuluar skandalin e rrugës së Elbasanit ku ministrat e saj Haxhinasto dhe Dervishi janë të përlyer deri në grykë.
Përmes hedhjes së hirit në sy, rinia e Monikës po mundohet që të lajnë duart nga korrupsioni dhe vjedhjet.