Avokat i njohur, Idajet Beqiri, ka reaguar pas akuzave të rënda të ish-presidentit Ilir Meta, i cili e quajti atë “terrorist”.
Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri hodhi poshtë etiketimin e Metës, duke e cilësuar atë një figurë të diskredituar, analfabete dhe një mashtrues të njohur, i cili, sipas tij, është përdorur nga agjenturat serbo-ruso-greke për interesa antishqiptare.
Beqiri rikujtoi publikisht lidhjet e dyshimta të Metës me ish-Sigurimin e Shtetit dhe përfshirjen e tij në skandale korruptive, nga Floriri i Krrabës deri tek urdhrat makabër kriminalë, përfshirë vrasjet në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Ndërkohë, Beqiri e sfidoi kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta të japë llogari për veprimet e tij dhe theksoi se, ndryshe nga ish-presidenti, ai kurrë nuk ka tradhtuar idealet e tij kombëtare dhe morale.
“Kur të më përmendë emrin, të lajë gojën me gëlqere”, deklaroi Beqiri, duke e akuzuar Metën si një simbol të korrupsionit dhe tradhtisë.
Në radhë të parë ky nuk është “reagimi” i Metës, sepse Meta është një analfabet i njohur, që di gjithsej vetëm 60 fjalë nga gjuha shqipe dhe këto 60 fjalë i futë ngado e kudo, por jo në “destinacionin” e duhur. Këto janë gazetarucët e Tedi Blushit, i cili për nga karakteri, si njeri i babëzitur dhe barktharë, kur ra në majmërinë e Metës, humbi me nam e me nishan nga të qënurit thjesht një gazetar!
Ilir Meta vetëm pse ishte bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, u keqpërdor brutalisht nga Sali Berisha dhe u futë në të gjitha llumrat agjenturore serbo-ruso-greke antishqiptare ku ishte zhytur prej kohësh Sali Berisha dhe u bënë kështu një gjarpër me dy koka.
Ilir Meta të jap llogari për vrasjen e fëmijës në Shkallnur dhe për urdhrin makabër kriminal që u dha bodigardëve të tij: “pastroni vendin nga gjaku dhe hidheni tutje “qenin”! Të jap llogari për qindra afera të rënda korruptive nga Profarma, Fufarma, Banka Kombëtare, Telekom, Mjetet Mësimore, e dhjetra e dhjetra të tjera. Të jap llogari për shitjen e pasaportave diplomatike kriminelëve, për shitjen e shtetësisë shqiptare dhe dekoratave bashkë me Tedi Blushin, për 51 guroret e Shqipërisë që shfrytëzon barbarisht, deri me 8 shqiptarë të vrarë, për vrasjet që ka porositur, për vjedhjen skandaloze të Floririt të Krrabës, gjaku i popullit shqiptar etj etj.
Kur të zërë emrin e Idajet Beqirit me gojë ky misionar antishqiptar i shitur me gjithë familje, të laj gojën mirë me gëlqere, sepse Idajet Beqiri ka kontribuar me gjithë qenien e tij, si kryetar I Partisë së Unitetit Kombëtar, si udhëheqës politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar. Kusarët, non-gratat, vrasësit e shqiptarëve, bashkëpunëtorët e zellshëm të serbo-ruso-greke kanë qenë dhe mbeten në grykën e penës, të mendjes dhe të luftës së Idajet Beqirit.
Dëshmia e penalitetit dhe të gjitha dosjet e djeshme dhe të sotme të Idajet Beqirit kanë qenë dhe janë të bardha, sepse kurrë nuk i kam përdhosur idealet e mija të shenjta kombëtare, morale dhe në interesin e shqiptarëve, ndryshe nga kryekusarët dhe vrasësit e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta”, deklaroi Beqiri.