• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Aktorja Matilda Makoçi ka ditën e lindjes! Jetë të gjatë dhe të festojë sa më shumë vite të tjera

April 19, 2024
in Nostalgji

Matilda Makoçi lindi në Tiranë më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1985. Qysh studente luajti rolin kryesor, Edën, në filmin “Në kufi të dy legjendave”, 1981.

Vijoi më pas në 7 filma me role kryesore. U nderua me medaljonin e festivalit me rolin e Mirës në filmin “Apasionata” (1983), ku dëshmoi prirjen e saj të natyrshme për zhbirilime në psikologjinë e personazhit, si dhe një ndjeshmëri të dukshme aktoriale.

Këto dhunti u shfaqën edhe me rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas” (1985), sidomos me rolin e Silvit në filmin “Të mos heshtësh” (1985), e nderuar me medaljonin e festivalit. Nga e thjeshta dhe e zakonshmja, ajo kalonte natyrshëm drejt te koklaviturës dhe të veshtirës duke i dhënë ndjesi dhe kah gjendjeve të ndera dramatike.

Me lojën e saj, posaçërisht në filma, dëshmoi dhuntinë për të interpretuar figura të përfshira në shtjellën e një përvuajtje e brenge të skajshme shpirtërore, çka e bënte të ngulmonte enkas në zbërthimin e dramës së brendshme të tyre, rëndom falë përdorimit të kujdesshëm të kundërshtive në qëndrimet dhe mendimet e personazhit.

Kjo u vu re edhe në disa role të arrira në skenën e Teatrit Popullor, veçanërisht me Zhuljetën në tragjedinë Romeo dhe Zhuljeta të Shekspirit (1987). U shpall aktorja më e mirë e vitit 1986 dhe fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” me rolin e Silvit.

Ndryshe nga rolet e tjera, rolin e saj të fundit në kinematografi, Dudekaten te “Balada e Kurbinit” (1990), ajo e mishëroi në një rrafsh poetik të mirëfilltë.

Pas vitit 1991 emigroi në Greqi, ku u përfshi në disa projekte televizive e kinematografike të atij vendi.

Next Post

Ushqim për zemrat brengosura! Gjashtë këngë të bukura arbëreshe që ruajnë shpirtin e arbërit larg atëdheut (Video)

"Paskemi mysafirë"! Humor për të qarë apo për të...? Pas ndarjes, Meta dhe Kryemadhi shtrëngojnë duart në seli: Unë jam e shtëpisë këtu!

Këngëtari grek i mëson Tiranës t’u kërkojë ndjesë e të falenderojë të ardhurit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved