Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta po shkon drejt miratimit.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kjo pritet të ndodhë brenda këtij sesioni parlamentar.
I ftuar në Top Talk, ai theksoi se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën e për këtë do të vijohet me procedurën që do të sjellë edhe shkarkimin e Presidentit Meta.
“Ky President me këto çmenduri ka shkelur rëndë Kushtetutën, ashtu siç edhe ka identifikuar 55 deputetë që kanë nisur një procedurë për shkarkimin e këtij Presidenti. Kujtoj se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Kuvendi ka për të ngritur edhe Komisionin që do të hetojë shkeljet e Presidentit Meta dhe në fund të këtij procesi Kuvendi do të votojë edhe shkarkimin e Presidentit”, tha Balla.