Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të shpërndajë parlamentin pas datës 15 mars, nëse me miratimin e Reformës Zgjedhore, mazhoranca nuk do pranoj të zhvilloj zgjedhjet e parakohshme.
“A kemi parlament apo nuk kemi? Ishte pyetja e Metës drejtuar popullit, të cilët u përgjigjën në kor: “Jo”.
Pas datës 15 mars, kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht, popullin kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta, betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mesë të Parlamentit, atje në mes të k.rimit.
I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe të gjithë popullit kuqezi. Jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizmin”.