Një ditë me rëndësi të veçantë është sotpër SHBA-në, pasu ish-presidenti, Donald Trump del para gjyqit, në një nga rastet e rralla që një ish-president qëndron si i akuzuar para organeve të drejtësisë.
Ish-presidenti i SHBA-së po del sot para drejtësisë, ku pritet të përballet me akuat të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri e madhe në Manhattan javën e kaluar. Hetimet lidhur me pagesat e bëra për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografike Stormy Daniels dhe ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal.
Ato thonë se kanë pasur marrëdhënie seksuale me Trump një gjë që ai e ka hedhur poshtë duke mohuar gjithashtu se ka kryer ndonjë veprim të paligjshëm. Ai thotë se çështja ndaj tij është e motivuar politikisht.
Trump mbërriti dje me aeroplan nga resorti i tij, Mar-a-Lago në Florida, përsëri në Nju Jork, për të kaluar natën në Kullën Trump, në zemër të Manhatan-it, rreth të cilit janë vendosur gardhe metalike. Nga frika e incidenteve të rënda, 35.000 policë të Nju Jorkut janë vënë në alarm, ndërkohë që është rrethuar edhe zona përreth gjykatës së Manhatanit, pasi askush nuk mund të parashikojë reagimin e ndjekësve fanatikë dhe të zemëruar të ish-presidentit amerikan.
Sipas procedurës, Donald Trump do të mbërrijë në gjykatën e Manhattan nën shoqërimin e Shërbimit Sekret, i cili zakonisht ruan ish-presidentët dhe do të dorëzohet vullnetarisht. Siç ndodh në raste të ngjashme, por do t’i merret shenja gishtash dhe do të fotografohet, përpara se të kryhen procedurat burokratike, si për shembull, nëse ka urdhër të pashlyer ndaj tij. Më pas përballë gjyqtarit do të akuzohet ish-presidenti amerikan dhe pritet sipas informacioneve që ai të deklarohet i pafajshëm, ndërsa skenari më i mundshëm është që ai të lirohet me kusht.
Gjykatësi tha se celularët dhe laptopët nuk mund të përdoren në sallën e gjyqit gjatë seancës së ish-presidentit amerikan.
Kamerat do të lejohen në korridor përpara se të fillojë gjyqi, tha më tej gjykatësi Merchan.