Nga Akil Ylli
Jo, jo, nuk ashte e mujtun!? Nuk ka se si! Keto dhe fraza te tjera, te natures habitore te tejskajshme me vajten ndermend, kur lexova nje postim te Matufit Dixhital, me ane te se cilit denanconte qeverin, per mosmarrjen e asnje mase, kunder invazionin barbar te mushkajave vrasese,. te cilat pa piken e meshires, po masakronin pushuesit e pafajshem ne plazhin e Velipojes, duke i detyrua te ja mbathnin me te katra, me sa ju hanin kembet. Obubujaa, e qiten faret njerzin! Apokalipsi i Mushkonjave!
Kete xhevahir shtypit, ja kishte sygjeruar Qoftlargut, nje qytetar i nerum nga Kosova. Edhe ai, dixhital!
Ku, kuuu, moj nan, ça s’ndin niri prej kti soj robit! Kerkon perfitim politik, nga qytetari dixhital! Copçija ime e ndjere, haka Bija, do t’thoshte: Allah, Allahaaa, niri per çud!
Po ta shohesh te botuar thjesht si lajm, mundesish prej ndonje gazetari lokal, me rezerva, edhe mund te quhet i pranushem. Mushkajat jane vertet te bezdisshme. Por qe kete fakt, ta marre si argument, dhe ta perdore per perfitim politik, nje njeri qe i eshte kushtuar asaj, (po ti shtojme 32 vitet si militant i Partise se Punes, pa llogaritur periudhen e kandidatit) plot 52 vjet, kur kundershtarit po i vlon kryt, e s’di nga t’ja mbaje me pare, te sistemoje fatkeqet e termetit, apo me pandemin dhe pasojat e saj ne ekonomi, kesaj i thone te besh vetvrasje politike. Mjere opozita shqiptare me te, e mjere shqiptaret qe kane mbetur pa opozit!
Edhe njate ka mangut qeveria! Me lshu ushtrin e milicin, me ju vu mbrapa mushkajave. Me i kap nji ka nji, dhe me i egzekutu n’vend, a vista, pa pik paralajmerimit. Bile, bile, pse jo, urgjentisht duhet te shpallet gjendja e jashtzakonshme. Qyqja mi Ije, çere s’po na nigjo palla e veshit!
Po e trajtoj me ironi postim e Matufit Dixhital, sepse eshte e pamundur te gjesh, qofte dhe nje grimc arsyet te shendoshe, qe te merret seriozisht, megjithse ai e ka postuar ate, i bindur se me kete shpikje, e ka hedhur qeverin nokaut, ne koma irreversibile. Qytetari dixhital!? O te keqen e mendjes!
Me t’vertet ky njeri eshte çud! Ne historia e njerzimit, s’besoj te gjindet nje krijes tjeter e lig dhe kaq e paftyre, qe t’i ngjaj. E tmerrshme!
Burri 70 vjeç e firifiu, ne moshen e urtesise, te zgjedhe si arme politike, vesin e ndyre te shpifjes, deri ne ate nivel, sa dhe vete shpifjes i vjen ndot, kjo s’eshte pare e degjuar asgjekundi. Ma merr mendja qe kete format, e perdore si burim kenaqesie, per te argetuar disi, zymtin e shpirtligesise se tij. Sa me thelle zhytet duke shpifur, nder brezat e subjektin te piketuar, aq me shume do ti zgjatet jeta. Aty ka gjetur Eliksirin e Jetes! Krijes e perçudnuar!
Hajt mire ky Shnjalli, po ky qytetari dizhital nga mbiu? Edhe neqoftese eshte e vertet, qe ekziston ku soj nirit, sepse fare lehte mund te jete sajim i Matufit, me siguri duhet te jete prej bjeshkeve te Kosoves, edhe eshte hera e pare qe ka ra ne det. Se din njeriu i maleve, qe buze detit te grijne mushkajat. Se din bolja, qe Velipoja ka perbri keneten, e bash njatu e kane rezidencen mushkajat. Po ça pret tjeter, prej atij qe firmos, “qytetari dixhital”!
Ne te gjithe boten, shpiksit e vidio lojrave, perpiqen si t’i pasurojne ato dhe t’i bejne sa me interesante, kurse ky Mostra Dixhitale, ka shpik vidio shpifjen.
Per njoftim, kushdo qe eshte i apasionuar pas ketyre tip lojrave, mund te shkoje ne sallat e Shqupit. Per ata qe deshirojne te luaj badjava, mjafton te hapin faqen e Faqeziut.
Neqoftese vendosni te shkoni ne sallat e Shqupit, duhet te pajiseni me xhetona, te cilat gjenden me lehtesi, tek studioja e kunatit te Lulashit, ose te ajo e Zenit. Pastaj mjafton t’i futni ato sipas kerkeses se makinetit, dhe s’do te zhgenjeheni. Fjala e njerit, qe eshte ne konflikt interesi me ta.
Lojrat jane nga me te ndryshmet. Qe nga karagjozlleqete deri tek ato tragjiket. Mund te kenaqesh me serit me klloun, tip Babalja, ose kush preferon zhanrin e tradegjise, mund te zbavitet, se si mund ti mashtroje shqiptaret, duke ja u plaçkitur e shkatrruar pasurite e vendit, ose variant tjeter, ti nxitesh ata te lene pasurite vetjake me kuç e me maç, ne firmat piramiale, dhe pastaj te provosh epshet adrenalitike, kur ti lesh pa breke ne bythe.
Aty mund te mesosh shume mire, se si mund te heqesh qafet kundershtaret, duke i eleminuar fizikish, pa te hyre ferr ne kembe. Mjafton ti blindosh ata, me çadra e stilolapsa pistolet, futi mbrapa dhe nje, qe jane kokpalare te zgjebosur, pastaj s’te mbetet gje tjeter, veç ti japesh vetes leje, t’i sharrosh me tere arsenalin e armeve te lehta. Argetim i garantuar! Autoret shpifes, jane te gjithe te çertifikuar, me vendime gjykate!
I vetmi problem ku mund qe mund te ndeshni, eshte kallablleku. Kallabllek, lere çte te them! Zor te gjesh makinet lirshem. Si rekomandim ju jap, te gjuani momentin kur personeli i Shqupit, ben pushimin e madh, ndermjet stervitjes. At’here me siguri, do te gjeni ndonje vend lirshem.
Per ata qe e kane bezdi pritjen, shume mire mund te çfrytezojne variantin e prenotimit. Kushton i fije ma shume, por qefi paguhet.
Gjithashtu, Studio Qinematografike Shqup, po behet gadi te hedh treg, serin e re horror. Ate ku mund te mesoni, me metoda te sofistikuara, se si te zbuloni mes ferrave dhe pas çdo skute anash rruges, kufomat e emigranteve te keqtratuara, nga RENEA dhe forcat speciale. Po ashtu, duke u bazuar ne historin biblike te 10 Plagve te Egjyptit, jane ne pregatitje e siper, episodet e reja te serialit 10 Plaget e Shqiperis, te shkaktuara nga Perendia, per shkak te Ramavirusit dhe narkoqeveris se tij
Pas asaj te termetit, koronavirusit dhe mushkonjave vampire, pritet ajo e karkalecace vrases, bretkocave shurdhuse, terbimit te hardhucave, inçestit kolektiv, e deri tek ajo fundit, vdekja e femijve nje vit e poshte. Respekte per ju!
Pas kesaj menxyre, me siguri populli do vendose, te votoje per Republiken e re dhe Lulashin si Kryeminister. Uuurraaa! /Ekskluzive.al