Kryeministri Edi Rama ka shtrënguar duart me njërin prej përfaqësuesve të peshkimit në Durrës dhe i ka premtuar se do t’i çojë në Senegal që të takohen me presidentin e këtij vendi, meqë duan të peshkojnë atje.
“Dëgjo këtu tashi. Maje men fjalën time, vetëm prej jush. Bëni delegacionin dhe do shkojmë në Senegal dhe do bëjmë marrëveshje atje që të hapni Senegali-Gana. Dakord? Bëni delegacionin, do shkojmë në Senegal, do takojmë presidentin e Senegalit.
Do diskutojmë që të hapet një koridor për ju që të peshkoni atje, meqë doni të sulmoni deri në Senegal. Edhe për Libinë, do e hap unë kanalin. Dorën këtu”, u shpreh Rama, gjatë një takimi miqësor me peshkatarët. Kryeministri ndan videon e mëposhtme.