Ka mbërritur në orën 03:15 grupi i parë me rreth 170 afganë në aeroportin Nënë Tereza. Grupi i parë i nisur nga Kabuli ka bërë një zbritje në Tbilisi të Gjeorgjisë për tu nisur më pas drejt Shqipërisë.
Afganët kanë mbërritur me një avion civil dhe ka zbritur në zonën ushtarake të aeroportit. Afganët do të strehohen në struktura hoteliere, ndërsa do t’i nënshtrohen kontrolleve mjeksore në stendat e ngritura posaçërisht në Rinas.
Afganët e mbërritur tashmë në vendin tonë, një numër i konsiderueshëm prej tyre janë gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga vendi i tyre pasi rrezikoheshin nga talebanët.
Në pritjen e Tyre ka marrë pjesë vetë zoti Rama dhe ministrja Olta Xhaçka.
Kryeministri Rama ka thënë me heret se në Shqipëri mund të strehohen deri në 4000 afganë, Durrësi, Tirana dhe Berati janë vendet e mundshme pritëse.