Bërja publike në media e aferës së kompanisë “Deco 2000’ pak ditë më parë vuri në panik motrën dhe mbesën e deputetes së PD-së, Albana Vokshit.
Mbesa e Albana Vokshit, Ajlina Sharku e cila në tatime figuronte si e vetmja punëmarrëse në kompaninë Deco 2000″ SH.P.K-së ku mamaja e saj Mimoza Vokshi është ortake e vetme ka dhënë dorëqjen nga posti i administratores së kësaj kompanie.
Më 18 nëntor 2024 Shqiptarja.com publikoi me dokumente faktin sesi kompania e motrës së deputetes Vokshi me një punonjëse në tatime arrinte të shpërndante një divident prej 627 milionë lekësh për 10 muajt e parë të vitit 2024, (ndër të tjera)
Po këtë datë, 18 nëntor 2024, mban dhe dokumenti i vendimit për dorëheqjen e Ajlin Sharkut si administratore e kompanisë
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
LEXO EDHE:

Duket që pas bërjes publike të aferës, Mimoza Vokshi që është ortake e vetme në “Deco 2000” sh.p.k. dhe vajza e saj, Ajlin Sharku, të zëna në befasi dhe nga paniku kanë nxituar të nxjerrin po atë ditë vendimin “për të shkëputur” marrëdheniet e Ajlin Sharkut me kompaninë
Po ashtu është miratuar për një mandat 1 (një) vjeçar shtetasja nga Venezuela, Morrellys Isabel Jordan Reyes, si administratore e re e Deco 2000. Ndërkohë në dokumentat e kompanisë emërimi i Ajlin Sharkut si administratore e kompanisë ishte për një mandat 5 vjeçar deri në Mars 2029
Vallë përse ky nxitim për tu larguar si administratore brenda ditës së publikimit në media?!
Çfarë duan të fshehin apo të shmangin?
Gjithashtu, në përpilimin e dokumentacionit për të përfunduar sa më shpejt procedurën e largimit të Ajlin Sharkut si administratore, vihet re edhe falsifikimi i firmës së administratores së re nga Venezuela, Morrellys Isabel Jordan Reyes.
Kjo bazuar edhe ne kqyrjen dhe krahasimin e firmës së shtetases venezueliane Morrellys Isabel Jordan Reyes me një shkresë të mëparshmë të firmosur nga vetë ajo, më datë 7 Shtator 2023, ku shihet qartë dhe ndryshimi i firmës origjinale të saj, me firmën e vendosur së fundmi. E kjo në vetvete përbën një shkelje penale.
Nga burime të sigurta bëhët e ditur se hetimi vazhdon dhe është në fazë të avancuar tashmë.
Institucionet ligjzbatuese po verifikojnë si një kompani si e Mimoza Vokshit me objekt “Dhënie me qira pasuri të paluajtshme” dhe “Qendër Estetike”, të arrijë të shpërndajë për 10 muajt e parë të vitit 2024, dividentin prej 627 milionë lekë të vjetra.