Po mbahet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe për 5 biznesmenët të cilët akuzohen si të përfshirë në abuzimet me fondet publike mes çiftit Veliaj-Xoxa.
Mësohet se gjatë seancë kryebashkiaku Veliaj ka pasur përplasje me një nga firmëtarët e kërkesës për arrestimin e tij, prokurorin Olsi Dado. Gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. Veliaj i është drejtuar më tej Dados që ose të largohet nga kjo çështje ose të rreshtohet me ndërtuesit e tjerë.
“Ose largohu nga kjo çështje ose rreshtohu me ndërtuesit e tjerë këtu Mbete i pa kënaqur me lejen e ndërtimit, më the që do ta mbaj mend”,- është shprehur Veliaj.