Gazetari, Artan Hoxha ka deklaruar se grupet e trafikut të klandestinëve drejt Anglisë vijojnë dhe janë bërë si agjencitë turistike.
“Shqiptarët në këto 30 vite, duke më përfshirë edhe mua ilegalisht kam ikur për shkak të kushteve të jetesës, varfërisë, për një të ardhme më të mirë. Kuksianët fillimisht përdornin dokumente të ish-Jugosllavisë. Ky lloj trafiku organizohet kështu, nëse ke ndërmend të ikësh nuk lodhesh fare, pasi janë si agjencitë turistike, ‘Travel’ por nuk e shënojnë, por dihet se kush çon njerëz në Londër.
Vjet në mars mesa kujtoj këtu erdhën dy përfaqësues britanikë dhe ata kishin të dhëna për zonat nga ku shkonin shqiptarët. Më kërkuan edhe mua ti shoqëroja dhe lëvizëm në Tiranë, Lac, Mamurras, Kukës, Has, Bajram Curr, Burrel, Klos, Peshkopi. Ata erdhën të shikonin që gjithë ajo zhurmë që bëhej në Angli, ku shkonin paratë dhe mbeten të traumatizuar, pasi gjendja atje është shumë e keqe. Në Dibër në një rast një klasë me 18 nxënës, 15 kur u pyetën se cfarë do të bëheni kur të rriteni u përgjigjën duke thënë do të shkojmë në Angli. Ai niset nga këtu se do të punojë atje të kanabisi me llampa për të bërë lekët” tha ndër të tjera Hoxha.