Ngjarja e 21 prillit që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një politikani lokal, së fundmi mbështetës i Partisë Socialiste dhe plagosjen e katër personave të tjerë me në fund u gjykua.
22 vjet burg ka dhënë këtë të mërkurë gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe pasi dëgjoi dëshmitë e 52 personave, prokuroria kishte kërkuar 25 vjet heqje lirie për Paplekajn.
Dy ish-nëndrejtorët e policisë së këtij qyteti, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, u dënuan me nga 1 vit dënim shërbim prove ndërsa për 6 efektivët e tjerë, gjykata dha 8 muaj shërbim prove.
Por kriminale është mos mbajtja e asnjë përgjegjësie nga SPAK për mos zbardhjen e kësaj vepre të rëndë penale.
Asnjë krim nuk do të kishte ndodhur, nëse dy ordiner në politik Lulzim Basha dhe Gazmendi Bardhi nuk do kishin krijuar strukturën paralele policore me emrin ShPV( Struktura e Mbrojtjes së Votës) me mjete trupa dhe njerëz të armatosur.
Kjo strukturë mori në menyrë kriminale atributet e policisë, madje arriti të trembte dhe policinë, duke patrulluar dhe kontrolluar qytetarë dhe mjete.
Kjo ishte një nga veprat më të rënda në një shtet ligjor, e cila u kujtoi shqiptarëve vitin e mbrapshtë 97′.
Por SPAK as nuk e shikoi, as nuk e hetoi madje e legjitimoi duke mos bërë më të paktën… organizatorët duheshin të ishin të parët pas hekurave për krijimin e strukturave paramilitare, që sollën 1 viktimë dhe 6 të plagosur, gjë që nuk ndodh as në një vend afrikan.
Ndërsa fatkeqi Paplekaj është fajtor aq sa janë gjithë të tjerët, që u futën në këtë strukturë nen komandën e Gazmend Bardhit, vetëm se ai u ndodhë në momentin e gabuar në vendin e gabuar dhe këtë do ta paguaj me 22 vite burg, kurse komandaniti që organizoi gjithçka me bekimin e gjykatës së Elbasanit i cili as si dëshmitar nuk pranoi ta thirrte do rrijë i lirë duke lehur e kuisur për drejtësi./Ekskluzive.al