Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shfaq sot duke ngarë makinën, teksa me bashkëshorten e tij vendosi të kalojë disa çaste jashtë Tiranës këtë fundjavë.
Megjithatë, fakti që nuk e shohim shpesh në rolin e “timonierit” si dhe mungesa e rripit të sigurimit, nuk është kaluar pa humor në rrjetet sociale.
Dhe ketu “faji” eshte i Aureles.
Pasi i publikoi pa leje një foto duke gatuar për familjen, bashkëshortja e Lulzim Bashës, nxori sot edhe një foto të kryedemokratit duke i dhënë makinës.
Në fakt, fotoja ishte një autogol, pasi Basha shfaqet pa rrip sigurimi teksa i jep makinës, një shembull i keq për njeriun që pretendon të bëhet kryeministër.
Në kampin e maxhorancës nuk kanë munguar kritikat, por në nivel zëvendësash. Pas Erion Braçes ka reaguar edhe zv.ministri i Brendshëm.
Besfort Lamallari shkruan se gjatë kohës kur kreu aktual i PD drejtonte ministrinë, mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën në aksidente.
Referuar fotos ku Basha po nget makinën pa rrip sigurimi, zv.ministri thotë se timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë.
“Mos bëj dhe ti si Luli!
– Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11, kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë!
– Më tepër se librat me arusha, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve.
– Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton sigurinë edhe të pasagjerëve!
Kujdes: Respektoni kufizimet e shpejtësisë, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe vendosni rripin e sigurisë!
Një person i dashur ju pret!”, shkruan ai.
Sipas Kodit, “kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.
Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit”.
Ndërkohë në rrjet kanë plasur edhe memet.