Italia ka shënuar numër të lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore italiane, të infektuar kanë rezultuar 10.010 persona nga 150 mijë testime që u bënë në të gjithë vendin.
Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 55, nga 83 që ishte një ditë më parë. Autoritetet italiane i druhen një tjetër vale të Covid-19.
Ministria italiane e Shëndetësisë po monitoron me kujdes situatën me qëllim që të mbajë nën kontroll numrin e të infektuarve.
Ekziston frika që në disa rajone të vendit të ketë rritje të numrit të të infektuarve muajin e ardhshëm.