• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mbi 12.4 mln vizitorë të huaj në 2025-ën: Tregjet që po transformojnë turizmin shqiptar

January 17, 2026
in Aktualitet, Sociale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare, vendi u vizitua nga 12 446 038 turistë të huaj, ose 6.6% më shumë krahasuar me vitin 2024, që përkthehet në 769 960 vizitorë shtesë.

Gonxhja u ndal edhe te tregjet kryesore hyrëse.

“Kosova mbetet tregu kryesor rajonal, me 4 662 571 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 5.3%, çka konfirmon stabilitetin e flukseve hyrëse. Rritje është vërejtur edhe nga tregje të tjera të rëndësishme si Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.

Një performancë veçanërisht pozitive është regjistruar nga tregjet e vendeve të Bashkimit Evropian, me një rritje prej 29.9% krahasuar me vitin e kaluar.”

“Gjatë vitit 2025 janë administruar 1 014 parcela publike, ose 94% më shumë se në vitin 2024. Po ashtu, sipërfaqja e plazheve publike është rritur me 1.1 milion m², që përfaqëson një rritje prej 17.4% krahasuar me një vit më parë”, tha për infrastrukturën dhe plazhet publike.

Zhvillimi i strukturave turistike

Rezultatet rekord janë mbështetur edhe nga rritja e kapaciteteve akomoduese, të cilat janë zgjeruar me 16.2%, si dhe nga shtimi i certifikimeve dhe akreditimeve në sektorin e turizmit.

Sipas ministrit, vizitat në sitet e trashëgimisë kulturore kanë sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave. Gjatë vitit 2025 janë realizuar: 309% më shumë projekte restaurimi, 363% më shumë investime në monumentet e kulturës dhe 52% më shumë ngjarje kulturore.

Ministri Gonxhja përmendi gjithashtu organizimin e Giro d’Italia në Shqipëri, një ngjarje sportive madhore e transmetuar drejtpërdrejt në mbi 200 shtete, duke rritur ndjeshëm promovimin ndërkombëtar të vendit.

“Sfida nuk është të kemi vetëm një numër më të lartë turistësh, por të garantojmë një përvojë unike për secilin prej tyre në Shqipëri”, u shpreh ministri.

Next Post

Deformim, paragjykim, propagandë dhe racizëm! Mbi një film të turpshëm për Kosovën i shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

Stoltenberg: Askush nuk mund të garantojë që SHBA-të do të qëndrojnë në NATO

Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved