Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet “patriotike” dhe disa individë “patriotë” ndihem i detyruar që të them disa gjëra në lidhje me ata që shpifën dhe treguan fjalorin e tyre të “urimeve” ndaj Kryepiskopit Anastas, pas shtrmit në spital ne Athinë.
Sipas këtyre portaleve, mediave dhe individëve problemet e Shqipërisë kanë filluar 34 vite më parë, kur në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare erdhi Kryepeshkopi Anastas. Ndër të tjera ju aludoni dhe ëndërroni aq shumë, aq sa po arrini të mendoni se jeni në Elm Strit dhe po prisni t’ju dalë në ëndërr Fredi Kruger.
Kryepeshkopi Anastas është një prej Teologëve dhe Misionarëve dhe Teologëve më në zë në mbarë botën, e thënë nga shumë akademikë nëpër bote, i cili zgjodhi t’i shërbejë një populli të sapo dalë nga errësira komuniste dhe pavarësisht kësaj, ai zgjodhi që të durojë fyerjet dhe ofendimet e shumë njerëzve pa asnjë shkak. Nga mënyra sesi shkruajnë këto portale, media dhe individë, më lë të kuptoj se ju nuk e keni idenë e Kishës Orthodokse dhe këmba juaj s’ka shkelur kurrë ne kishë, por ka shkelur vetëm mbi gënjeshtrat e portaleve, mediave dhe disa individëve.
Nëse ju do kuptoni pak më shumë se mesatarja normale e çdo qenieje njerëzore, ju do kuptonit nga afër ringjalljen shpirtërore e jo vetëm fizike te KOASH-it dhe besimtarëve të saj dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të Kryepeshkopit Anastas.
Dhe në vend që të mësoni e ndriçoheni shpirtërisht nga sakrifica e asaj që Kryepeshkopi po bën, sakrifica që ju vetë nuk i keni bërë për Shqipërinë, ju nuk ju lënë as dënglat e kërkoni e t’i jepni mend një kishe të tërë, por ju këto s’mund t’i kuptoni, pasi çdo meshë bëhet në gjuhën e bukur shqipe dhe nëse s’e besoni ejani në kishë dhe shikojeni nga afër. /Nga Kostandin Luci