Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë axhenda parlamentare dhe ajo e qeverisë për javën që sapo ka nisur. Po kështu, do të diskutohet edhe për temën e nxehtë të kësaj jave në Parlament, për raundin e dytë të Komisioneve “ad hoc” për KLGJ dhe KLP.
Pritet që kryeministri Rama, gjatë kësaj mbledhje, e cila do të transmetohet live, të ketë edhe një koment mbi protestën e opozitës më 27 janar.