Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste.
Rama ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës. Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për presidentin e ri dhe Kongresin e PS.
“Ndryshime në kabinet s’ka arsye pse të ketë. Ne kemi bërë mbledhje që ka në qendër të vëmendjes kongresin e PS, agjendën e kongresit, temat, formën e re, statutin e ri të PS.
Kemi folur për mbledhjen e të dhënave të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë, për opinion për presidentin e republikës”, tha Rama.