Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shtabet elektorale dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi u zhvillua që në orët e para të mëngjesit.
Takimi vjen vetëm pak ditë para se kodi zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim
Mësohet se Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektorale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit.
Po ashtu Rama ka kërkuar një punë më të vazhdueshme dhe intensive.
Ndërkohë një ditë më parë Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave. Në këtë draft opozita kërkon që të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual, ndërsa përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.