Këngëtarja e njohur ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të ditën e djeshme. Përgjatë ditës, ajo ka treguar dhuratat që ka marrë nga miqtë e saj, por mbrëmja duket se ka qenë pjesa më e bukur e ditëlindjes së saj.
Në një postim në Insta Story, Çiljeta me anë të një video ka treguar ambientet e një lokali në errësirë duke e shoqëruar videon me ikonat e një çifti të dashur.
Në këtë mënyrë, këngëtarja ka lënë të kuptohet se ka kaluar një mbrëmje super romantike përkrah partnerit të saj, portierit të njohur të ekipit të Partizanit, Alban Hoxha. Këngëtarja lidhjen e saj me Albanin është munduar ta mbaj larg mediave dhe vetëm pak kohë më parë ka pranuar që janë të lidhur bashkë.