Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është shoqëruar me debate të forta, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Bëhet me dije se në këtë mbledhje maxhoranca ka propozuar që Këshilli të mblidhet sërish këtë të premte në orën 12: 00 për të shqyrtuar raportin e SPAK, ndërsa të hënën të mbahet seanca e posaçme.
Në mbledhjen e djeshme avokatët e ish-ministrit kanë bërë me dije se Arben Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri, ndërsa sot ata kanë deklaruar se klienti i tyre ka ikur jashtë vendit për arsye familjare, por pa dhënë më shumë detaje.