Një grua 50 vjeçare nga Lushnja ka sjellë shqetësim te autoritetet në vend, pasi dyshohet se është prekur nga koronavirusi.
Ajo u paraqit në spitalin e Lushnjës sot me simptoma të vështirësisë në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.
Pacientja me inicialet M. V pas ekzaminimeve të bëra në spitalin e qytetit, u mbajt në karantinë në spital.
Mjekët morën vendimin pas një ore që ta nisin drejt QSUT-së për analiza të mëtejshme.
Mësohet se 50 vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali, ndërsa simptomat që ka shfaqur janë të ngjashme me atë të sëmundjes së koronavirusit.