Edi Rama ka shumë skeptikë edhe në mediat e tij sociale në lidhje me vendimin për të mbyllur pikat e basteve. Pikërisht njërit prej tyre iu drejtua kryeministri, duke pranuar se më parë kishte qenë i detyruar të bënte një kompromis.
Ata që kishte në koalicion më parë janë tani në opozitë, në fushën e të cilës Rama hedh tani topin: “Nuk e di çfarë do të bëjë opozita, por tani ne votat i kemi dhe s’kemi më asnjë alibi”.
Duke garantuar se më 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh në Shqipëri, Rama tha se ky vendim ishte pjesë edhe e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar krimin: “Ndonëse u munduam të vinim rregull, prapë mbeti shumë llum”.
Pa pritur 1 janarin, Rama tha se tatimet do të mbyllin që tani të gjitha pikat e basteve që kanë probleme me dokumentacionin.