Ngjarja e ditës sot ishte ekzekutimi i 3 femrave dhe plagosja e 2 te tjerave nga Ramazan Hutra.
Hutra rezultonte person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases, Dafina Havalja.
Në mars të vitit 2009, Hutra do të dënohej me 24 vjet burg për vrasje me paramendim, por me gjykim të shkurtuar mbetën 16 vite burg. Ky afat përfundon në 2025! Pranimi i gjykimit të shkurtuar dhe koha e paraburgimit mund të kenë sjellë daljen përpara kohe nga burgu të Ramazan Hutrës!
Dhe Dan Hutra nuk humbi kohë!
Viktimat e sotme janë Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku e së bashku me Dafina Havaljan janë 3 femra të ekzekutuara nga i njëjti person.
Dyshimi është që ditën e sotme edhe Etleva Kurti që u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë, është viktimë e të njëjtit autor.
Autori 40 vjeç, deri më sot ka ekzekutuar 4 femra, ka plagosur dhe dëmtuar të paktën edhe 4 të tjera.
Njoftimi i sotëm i gjykatës nuk sqaron se si autori gjendej në rrugë! Krimet e sotme duhet të lëvizin jo vetëm Policinë dhe burgjet, por edhe opinionin publik.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sot njofton se ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur:
-Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.
Ndërkohë autori është ende i lirë. Kë ka gjykuar dhe kë ka dënuar Gjykata nëse autori sot bridhte rrugëve?/ CNA.al