Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e djeshme edhe për raportet e tij me filantropin amerikan Goeire Soros. Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se si është njohur me filantropin dhe miliarderin amerikan.
Kryeministri ka rrëfyer takimin e parë dhe si i ka raportet me Soros.
Blendi Fevziu: George Soros, çfarë raporti ka pasur me ju? Është folur që keni qenë i shenjuari i tij, është folur që ka qenë sponsori i juaj kryesor politik. Është folur që i është dashur Shqipëria për politika… Por unë po të pyes vetëm për raportin tuaj personal. Kur e keni njohur dhe si ka qenë raporti juaj me George Soros?
“Rama kërkon që gratë ta duan me dashurinë e nënës”/ Kryeministri flet për ish-mikun e tij të dikurshëm dhe zbulon për herë të parë si e thërret Fatos Lubonjën: Ky është psik-analisti…
Kryeministri Edi Rama: Unë George Soros e kam njohur në vitet ’90, kur nuk isha në politikë, kur më kanë futur në bordin e Fondacionit këtu. Ka qenë dhe Ismail Kadare, Profesor Minga, kanë qenë disa… Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam takuar George Soros për herë të parë.
U organizua një si drekë pune për t’u prezantuar me bordin e fondacionit. Ishte e bukur se ai ishte në botën e tij dhe ndërkohë që hante, dëgjonte dhe të gjithë po i prezantoheshim. Ai ndiqte zërin, por vazhdonte me të vetën.
Kur erdhi radha ime, unë s’fola fare dhe u bë qetësi. Dhe ai ma bëri me kokë. Edhe unë i bëra një pantomimë, çfarë ke? Po ti, më tha mua. Unë çfarë i thashë? Kush je? Unë jam filani. Me çfarë merresh? Merrem me art. Çfarë lloji arti bën? Llojin më të mirë, i thashë. E pa që u bë një ndërveprim, dhe vazhdoi me të tjerët. Kur erdhi këtu herën e dytë, Ismailin e njihte ai, tha përveç këtij a mund të prezantoheni dhe njëherë se nuk më kujtoheni.
Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me të?
Kryeministri Edi Rama: Kam raport fantastik me të. Kam pasur gjithmonë një raport fantastik me të. Nuk ka lidhje fare me këto konspiracionet.
Blendi Fevziu: Ju ka ndihmuar në politikë?
Kryeministri Edi Rama: Sorosi është një personazh i jashtëzakonshëm, është një njeri që bëri një sukses të hatashëm, përmbysi botën me ato goditjet që i bëri bursave.
Në momentin që u bë George Sorosi i njohur në të gjithë botën, dhe që zotëronte një pasuri marramendëse, pasurinë e vetë e vuri në dispozicion të idesë së vetë, shoqërisë së hapur.
Ai është marrë me filozofi dhe ka atë idenë e shoqërisë së hapur dhe është një njeri që ka financuar pafund për të ndihmuar shoqërinë e hapur, për të stimuluar njerëz në shoqërinë civile. Këto teoritë e tjera të konspiracionit janë…
Blendi Fevziu: Vazhdoni ta ruani raportin?
Kryeministri Edi Rama: Gjithmonë, por sigurisht nuk takohemi shpesh, takohemi rrallë. Ai tani është në një moshë që…