Sali Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan ndër të tjera se: “Sot është dita e të gjitha ditëve të mia”. Berisha falënderoi familjen dhe mbështetësit e tij ndër vite për udhëtimin mahnitës që i kanë dhuruar.
Me rastin e ditëlindjes, Berishën e ka uruar sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Mësohet se Meta i ka dërguar Berishës një buqetë me zambakë të bardhë e trëndafila ngjyrë blu, që simbolizojnë dhe ngjyrat e flamurit të Partisë Demokratike. Burimet pohojnë gjithashtu se bashkëngjitur me buqetën me lule, Meta i ka dërguar Berishës dhe një kartolinë.
Por askush nuk e ka harruar se si Berisha i thyu dhëmbët Metës në protestat e ’96 dhe si Meta e burgosi më 14 shtator. Por blloku i kuq i bëri vëllezër e kaluar vëllezërve. Tashmë ato i bashkon një kauz, 21janari dhe dhjetëra afera dhe krime të kryera në kohën e bashkëqeverisjes, por të gjitha si dyshim të pa hetuara dhe gjykuar./Ekskluzive.al