Mbyllja e qeverisë amerikane duket se këtë radhë ka thyer record, pasi ka kaluar sot kufirin 36-ditor, ndërkohë që fundi nuk shihet në horizont.
Senatorët republikanë dhe demokratë mbetën në grindje mbi rifillimin e fondeve për departamentet federale të mbyllura.
Mbyllja e qeverisë theu rekordin e mëparshëm prej 35 ditësh të vendosur në dhjetor 2018 dhe janar 2019 gjatë mandatit të parë të Donald Trump, kur legjislacioni për financimin e qeverisë u pezullua për shkak të këmbënguljes së tij për të përfshirë para për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.
Bllokimi filloi në ditën e parë të tetorit, pasi senatorët demokratë refuzuan të votonin për një projektligj për financimin e qeverisë, përveçse nëse ai përfshinte një zgjatje të kredive tatimore të epokës së Joe Biden që ulin kostot për planet shëndetësore të blera përmes shkëmbimeve të Aktit të Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm (ACA).





