Pedagogu dhe psikologu shqiptar, Edmond Dragoti, i pranishëm në studiot e InTV, mëngjesin e sotshëm ka biseduar me Flavio Qarrin në lidhje me deputetët e kuvendit të Shqipërisë që konsumojnë porno.
Sipas Dragotit, vetë deputetët janë përdoruesit më të mëdhenj të pamjeve me pullë të kuqe , pasi ata nuk kanë aktivitete intelektuale gjatë seancave parlamentare.
Ai tha:
Përdoruesit më të mëdhenj të pamjeve me pullë të kuqe janë deputetë. Kjo sepse nuk kanë aktivitetet intelektuale apo të natyrave të tjera gjatë seancave dhe s’janë mësuar shumica me diskutime intelektuale. Impulset i transferojnë në fitime të natyrave të tjera, jo të kënaqësisë seksuale”.
I pyetur nëse Edi Rama është konsumator i tyre, Dragoti u shpreh:
Unë do çuditesha nëse nuk shihte”.
Për ish-kryeministrin Sali Berisha tha se ai shikon më shumë nga të tjerët.
KafeIN/ Politikanë që konsumojnë porno? Ja emrat që shohin!
Publiée par INtv Albania sur Mardi 23 octobre 2018