Zonja e Parë, Melania Trump, do të marrë një rol të rëndësishëm gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, Donald Trump, si president i Shteteve të Bashkuara, pas arritjes së një marrëveshjeje shumë milionëshe me Amazon për të realizuar një dokumentar mbi jetën e saj.
Sipas raportimeve, marrëveshja e Melania Trump kap vlerën e 40 milionë dollarëve dhe ajo synon të sigurojë të paktën 28 milionë dollarë.
Dokumentari do të shfaqet në kinema dhe në platformën e transmetimit Amazon Prime në fund të vitit 2025. Përveç kësaj, Melania pritet të sigurojë të ardhura shtesë përmes sponsorizimeve për projektin.
Raportohet gjithashtu se drejtuesit e lartë të kompanive mund të shfaqen me një emër të veçantë në fund të dokumentarit, për një çmim prej të paktën 10 milionë dollarësh, dhe do të ftohen në premierën e filmit. Amazon ka konkuruar me platforma të tjera transmetimi për të siguruar të drejtat e këtij dokumentari, i cili do të ketë dy deri në tre episode.
Ky investim prej 40 milionë dollarësh është më i madhi që kompania e Jeff Bezos ka bërë për një dokumentar, duke trefishuar ofertat e konkurentëve të tjerë. Marrëveshja me Amazon vjen pas një periudhe të tensioneve mes Jeff Bezos dhe Donald Trump, por tani ai ka pasur një rikthim në marrëdhëniet e tij me presidentin, duke shkëmbyer një darkë në rezidencën e tij në Mar-a-Lago gjatë muajit dhjetor.
A e di OLsi Dado që Jeff Bezos po e paguan që ta ketë mirë me Trump? Ka fat Melania që ështe në Amerikë se këtu do ishte në burg!