• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, February 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Më gjasa ka të bjerë tërmet se sa të bjerë qeveria!

February 20, 2026
in Blog

Nga Eduard Zaloshnja

Lutfi Dervishi shquhet për fraza koncize të goditura, që godasin. Në një intervistë të fundit televizive ai tha: “Më gjasa ka të bjerë tërmet se sa të bjerë qeveria”.

Le t’i futemi më thellë kësaj fjalie.

Në 36 vjetët e fundit, në Shqipëri kanë rënë disa tërmete të fuqishme. Më shkatërrimtari ishte ai i nëntorit 2019 – ishte më vdekjeprurësi në gjithë botën atë vit. I fortë, por jo aq vdekjeprurës, ishte tërmeti i shtatorit 2019. Ndërsa të mëparshmit ishin të fortë, por vetëm me dëme materiale.

Në 36 vjetët e fundit në Shqipëri kanë rënë vetëm dy qeveri nga “tërmetet” e protestave popullore – më 22 shkurt 1991 ra qeveria e Adil Çarçanit, dhe fill pas saj, ra qeveria e Fatos Nanos më 4 qershor 1991. Ndërsa në 35 vjetët e fundit qeveritë thjesht janë ndërruar me zgjedhje…

Më 1998, më 14 shtator ishim në prag të rënies së qeverisë si rrjedhojë e një revolte të armatosur të nxitur nga Berisha – militantët e tij zaptuan kryeminitrinë, disa ministri, si edhe RTSH. Por ndërhyrja e fortë amerikano-europiane e detyroi Berishën t’i tërhiqte militantët, dhe qeveria socialiste vazhdoi qeverisjen duke ndryshuar vetëm kryeministrin.

Më 2017, pas zaptimit disamujor të bulevardit nga Çadra e Bashës, Rama u detyrua t’i jepte PD-së gjysmën e posteve ministrore në një qeveri teknike. Sidoqoftë ai vetë mbeti Kryeministër, me ZV.Kryeministre demokraten Ledina Mandia… Ajo qeveri e çoi vendin në zgjedhje, prej të cilave Rama u rizgjodh Kryeministër me 77 vota në Kuvend (nga 140 gjithsej).

Lutfi Dervishi e tha fjalinë e sipërcituar në prag të protestës së sotme të Berishës, që e ka paracaktuar datën 20 shkurt si fundin e qeverisë Rama. Të shohim se sa i saktë do të dalë parashikimi i Dervishit…

Next Post

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

Padrejtësia e Hagës shkon në Washington! Nënkryetari i OVL-UÇK-së: Mirënjohës për atë që bëri Rama, ishte ‘goditja më e mirë’

VIDEO/ "Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë"! Fallxhoreve të "bundrramediave" nuk u del llafi! Edi Rama vazhdon vizitat në SHBA sot në Këshillin e Atlantikut

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved