Një tjetër goditje është lëshuar nga qeverisja Kurti ndaj kryeministrit Rama, kësaj here me gjuhën e të diskutueshmes Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, dekaratat e së cilës ditët e fundit janë bërë lajm për mungesë diplomacie.
Për Euronews Albania, gruaja së cilës Albin Kurti i ka besuar postin delikat të diplomacisë, në kohën më të vështirë të Kosovës pas Pavarësisë, ku nga Prishtina kërkohet niveli më sipëror i aftësive diplomatike, ka deklaruar se drafti i Ramës për Asocacionin as që do merret fare në konsideratë, edhe në ia pastë qëlluar.
“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”, ka arsyetuar Gërvalla.
Për një pretendim të tillë, Rama ka thënë se ky ëshë rasti për të pranuar se Shqipëria e Kosova janë shtete të ndara, por për Gërvallën e qeverisjen e saj nuk është kështu.
“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE-së, se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë.
Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë. Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla, duke shpalosur dhe njëherë një mungesë elegance në komunikimin publik me theks diplomatik.