Arrestimi i reperit Arkimed Lushaj javën që lamë pas ishte një ndër temat më të përfolura nga mediat. Sipas policisë Stresi u kap në një dhomë hoteli ku po qëndronte me një 20-vjeçare ndërsa me vete kishte armë si dhe një sasi të vogël kokaine.
Mirëpo këngëtari i njohur prej kohësh ka deklaruar se është i fejuar dhe se e dashurën shumë vvajzën me emrin Kejsi.
ndonëse ata të dy para pak kohësh hoqën nga rrjetet sociale çdo foto me njëri-tjetrin duket se gjërat nuk kanë ndryshuar.
Kjo pasi ndonëse u përfol për arrestimin dhe për tradhtinë e Stresit, e fejuara e tij nuk i ka besuar ato duke i qëndruar afër familjes së reperit.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet pranë vjehrrit të saj, Sali Lushaj teksa po konsumojnë një drekë dhe pinë verë.
Sali Lushaj njihet si ish-truproja i Berishës ndërsa është edhe një mështetës i flaktë i PD.
Djali i tij akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.