Akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një turiste angleze në ishullin Rodos, policia greke arreston 31-vjeçarin shqiptar. Lajmi bëheti i ditur nga mediat greke, të cilat nuk e bëjnë të ditur emrin e të riut.
Arrestimi i të riut, siç thonë mediat, erdhi pas denoncimit që 21-vjeçarja bëri paraditen e djeshme, rreth orës 11:00 në departamentin e policisë së Rodosit. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, shqiptari u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, ndënëse ishin argëtuar sëbashku në një bar.
“Natën e shkuar isha në një bar të ishullit për tu argëtuar. Aty u njoha me 31-vjeçarin. Në mëngjes e gjeta veten në pishinën e lokalit, ai nisi të bëhej i guximshëm, më hoqi reçipetat vajzës dhe nisi të më prekë në zonat intime”,- ka dëshmuar vajza.
Mediat shkruajnë se vajza ka rezistuar dhe ka shkuar në polci për të denoncuar shqiptarin. Ndër të tjera thuhet se shqiptari nuk ka pasur qëllim të bënte asgjë kundër vullnetit të turistes angleze dhe se ishte i gatshëm t’i kërkonte asaj falje.
Artikulli në median greke