Kjo është 23-vjeçarja Nikita Rama e cila mbasditen e të dielës së 25 marsit, u përplas nga treni i linjës Durrës-Vorë, në vendin e quajtur “Tuneli i Rrashbullit”. Mësohet se 23-vjeçarja Rama nga qyteti i Dibrës, me vendbanim prej vitesh në Durrës, vijon të jetë në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën pasi dyshohet se mund të ketë pësuar mpiksje gjaku.
Sipas të njëjtit burim, mësohet se studentja e vitit të tretë në degën e Menaxhimit të Turizmit Arkeologjik në UAMD, punonte në një agjenci imobilare në zonën e plazhit.
Ajo çdo ditë pas pune kthehej për në banesën e saj në Shkozet, përgjatë rrugës së shinave.
Dyshohet se në momentin e aksidenit 23-vjeçarja mbante kufje në vesh ç’ka ka bërë që ajo të mos e dëgjojë zhurmën e trenit i cili e përplasi dhe për pasojë humbi njërën këmbë.