Deputeti Adriatik Alimadhi ka reaguar me tone ironike pas fjalimit të ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali sot në Kuvend. Alimadhi tha se fjalimi i Spiropalit i kujtoi një zonjë në Berat, e cila tha se; nuk donin as ujë dhe as drita, vetëm që ata të PS mos të ziheshin’.
“Më jeni dukur si ajo zonja e Beratit. Por kur e çuat fjalimin tuaj tek ajo; viotoni për Edi Ramën. Keni bërë një propagandë që; nuk duam as ujë e as drita, por vetëm ju mos u zini”, tha ai. E menjëhershme ishte dhe replika e Spiropalit e cila tha se Edi Rama ishte kryeministri më i mirë në këto 30 vite në vendin tonë.
“Çtë them Alimadhi! Ti thua: pse thua votoni për Edi Ramën! Po për kë të votosh mo Alimadhi? Të votosh për ju qe nuk e dini se ça jeni. Ju qajnë ballist dhe e merrni për ofendim!? Për kë të votosh? Për Nardin? Lulin? Apo Monën. Doni apo nuk doni ju Edi Rama është kryeministri më i mirë që vendi ka pasur në 30 vite. Nuk ndërton në rënë. Ata u thoshin; “eja ndërtoni këtu” dhe tani kanë dhe borxhe se Shabani legalizonte bizneset dhe karburantet dhe jo shtëpitë e tyre. Ne ngritëm Kadastrën se e bëtë lëmsh. Ne nuk jemi koalicioni i Shabanëve, por jemi maxhoranca e qeverisë socialiste të Shqipërisë.”, tha Spiropali.