Të besuarit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dorëzuar 4 mijë e 200 firmat e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Famur Noka, Edmond Spaho, Kevis Balliu e shumë demokratë të tjerë që janë shfaqur edhe krah Berishës gjatë foltoreve të mbajtura në qytetet e Shqipërisë janë paraqitur pranë selisë blu për të dorëzuar firmat.
Vetë Berisha deklaroi se firmat do të jenë në duart e Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe jo të kryedemokratit Lulzim Basha.