• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Me Lirin, Kryemadhin, Topallin dhe familjen “Berisha”, “Foltorja” dështim të suksesshëm! Berisha zbythet pas ultimatumit të SHBA!

July 8, 2022
in Aktualitet, Debat

Protesta që u mbajt ditën e djeshme nga “Foltorja” me në krye noon gratën Sali Berisha shënoi një dështim të suksesshëm, pasi nuk plotësoi qëllimin kryesor të saj, rrëzimin e qeverisë “Rama”, por edhe pse PD-LSI hodhën mijëra euro, nuk e mbushën dot sheshin me protestues.

Tubimi nisi rreth orës 19:00 ditën e djeshme. Sali Berisha marshoi në këmbë nga selia blu drejt Kryeministrisë, aty ku ishte vendosur edhe podiumi. Protesta ishte paqësore dhe pa incidente, ku e gjitha ishte përqendruar te fjalimet, plot në 20 të tilla. Berisha qëndroi me një linjë me amerikanët, pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi për mediat pak minuta nga nisja e protestës së organizuar nga kryefoltoristi.

Kim tha se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji. “Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, u shpreh Kim.

Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të saj të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme, por Berisha u kujdes që një gjë e tillë të mos ndodhë. Si duket ish-kryeministri u trembet skenarëve të dhunës.

Në krah të Berishës u pa edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe një grup deputetësh që deri “dje” ishin kritikë të Berishës. Bëhet fjalë për Grida Dumën, Xhelal Mziun, Dashamir Sulën, Dhurata Çupin, Agron Shehajn, Ina Zhupa, Jorida Tabaku, si edhe aleati i PD-së, Dashamir Shehi.

Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë. Gjithashtu i pranishëm ishte dhë Shkëlzen Berisha.

Detajet nga tubimi

Për herë të parë në protestë ka pasur mbi 200 persona të caktuar nga Partia Demokratike si “PMT”, Persona për Menaxhimin e Turmës. Në tribunë janë ngjitur me radhë aktivistë, pedagogë, artistë etj duke dhënë mesazhet e tyre për gjendjen e vendit dhe largimin e qeverisë.

Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti i PD rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore. Qytetarët u nisën nga disa qytetet të vendit për të mbërritur në protestën e Sali Berishës në kryeqytet. Demokratët e parë u grumbulluan tek selia “Blu”.

Demokratët dhe protestuesit e tjerë u ndanë në tre grupe dhe më pas u bashkuan para Kryeministrisë. Grupi i parë ishte tek Sheshi Skënderbej ku u grumbulluan protestuesit që erdhën nga qytetet veriore të vendit.

Juglindja u grumbullua pranë fakultetit Ekonomik, ndërsa protestuesit që erdhën nga jugu u grumbulluan tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Para Kryeministrisë u vendos edhe një podium, ku mbajtën fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën e fundit e mbajti ish kryeministri Sali Berisha, i cili mbylli dhe protestën.

Gjatë fjalimit të kreut të opozitës, Sali Berisha, protestuesit e ardhur nga e gjithë Shqipëria kanë ndezur celularët, duke e ‘ndezur’ bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Berisha erdhi në këmbë, e në fund u largua me makinë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ishte në inaguimin e rëndësishë atë të Bay-passit të Vlorës j. Në protestën e nisur pasditen e së enjtes, e të thirrur nga PD-ja, u raportua se një person humbi ndjenjat, me ç’rast u shoqërua në ambulancë. /Sot

Next Post

Ambasadorja franceze në vendin tonë: Berisha ‘non grata’, nuk e ftuam në festën kombëtare, s’dalim kundër SHBA-së

“Kishte frikë se mos e vrisnin”! Zbardhet telefonata e fundit e Kastriot Myftarajt 2 orë para lajmit tronditës me publicistin e njohur: Do shkonte në Zvicër sepse….

“Republika” Astir-Paskuqan-Babrru-5 Maj, si model i Berishës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved