Ka nisur sot shembja e godinës së Gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë. Godina e gjimnazit ajo ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Shembja e godinave po bëhet me ekskavator e makineri të rënda.
Këngëtarja Julka Gramo ka komentuar shembjen e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe tha se nga shkolla kishte shumë kujtime.
Ajo nxori dhe disa “sekrete”
Më konkretisht ajo përmendi edhe kohët kur këndonte në aktivitetet e shkollës apo në festa me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
“Kemi një grup chati me komplet klasën e gjimnazit dhe aty erdhën pamjet e para, madje po bënim shaka duke rrethuar dritaret e klasës, e thonim nuk po shembet dot klasa kërkojnë ndihma. Të vjen keq kur sheh pamje të tilla, se janë vite të jetuara shumë bukur ato të gjimnazit dhe këtë e dëshmon fakti që vazhdojmë të jemi ende në komunikim me njëri-tjetrin Ne kujtime të bukura kemi shumë. Në 9 shkurt u takuam patëm një mbrëmje të madhe një festë të madhe të gjithë së bashku. Spikat që unë me Saimirin gjithmonë do këndojmë, se në festa apo koncertet e gjimnazit ne kemi pas kënduar ndonjëherë bashkë, ca këngë e karaoke me të gjithë bashkë janë të paevitueshme. Ka të bëjë me breza po klasa jonë ka nxjerrë breza të spikatur. Kemi avokatë, ekonomistë, doktorë, marketingsa, politikanë, në çdo fushë kemi përfaqësues shumë të mirë,”- përfundoi Julka për Report Tv.