• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, November 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Me të vjetëra, apo me të reja?

November 9, 2025
in Blog

Nga Pëllumb Kulla

Vëzhgim i hidhur

E nxorrëm Lekun e Vjetër në pension në vitin e largët 1964. I thamë atij: “hiqu mënjanë edhe mos na dil më nëpër këmbë!”

Por, aha!.. Është qesharake gjëndja, teksa shumica e njerëzve në marrëdhënien e përditshme në gojë kanë vetëm atë. Me sy i lexojnë shifrat mbi monedhat e reja, por me gojë nuk e thërasin asnjë herë në emër Lekun e Ri.

Ja, në autobuzin urban, kisha përpara një burrë me valixhe, që dukej se vinte nga një udhëtim, brenda vendit. Dhe diç po i tregonte me zjarr së shoqes. Ishte një histori absurde, që nuk arrija ta kuptoja dot.

“Ai, i zoti hotelit, një maskara, më tha mbrëmë se mund ta likujdoja sot, kur të ikja nga hoteli. Më pat thënë që një krevat, do të ishte 4000 lekë nata. Sot, kur do ndaheshim, më tha se e paskësha dëgjuar gabim dhe se duhej të paguaja edhe 400 më shumë. Desh u therrmë!”

“Po edhe ti, or burrë,” i thosh e shoqja, “sa të bëheshe për gjak me të, ia jepje ato 400 të flamosura. Nuk ishin gjë e madhe!”

“Ishin 400 të reja, moooj! Donte 400 të reja ai!”

“Uaaa! Të reja?! Shiko-shiko! I poshtri!”

Ato 400 harroi, i thashë! Nuk t’i jap sikur të hidhesh përpjetë! Bëmë e bëmë llafe. Pastaj ramë në ujdi, nxorra dhe i pagova 2000 dhe e mbylli gojën… Ama, ato 400, që kërkonte ai, nuk ia dhashë!”

“Ama ujdi!” u llahtaris e shoqja . “Ai desh 400, ti i dhe 2000!”

“Unë ia dhashe të vjetra, moooj!”

Rrëmujë! Shashërdi! Kaos!

Asnjë lajm zyrtar nuk e merr dot besimin e plotë të njerëzve, kur dëgjojnë shifra, ngaqë pas tyre në mendjet e shqiptarëve lind e njëjta pyetje:

“Flitet me të vjetra, apo me të reja?”

Se ai, rufjan, Leku i Vjetër, nuk e thyen qafën. Nuk pyet ai për dekretin e vitit 1964 dhe qëndron gjallë e shëndoshë mes njerëzve. Pah, çfarë shërbimi u bën ai tregtarëve të vegjël, kioskave, shitësve të rrugëve! Pah, sa leverdi u sjell atyre kjo gjëndje në marrëdhënie me turistët dhe me vetë shqiptarët, që vijnë nga jashtë kufijve dhe nuk orientohen dot!

Është pastaj edhe qasja amorale e qeverive, që nga ai vit i largët e këtej. Prej atëherë thuajse, të forcohet bindja, se kjo gjëndje, një qeverie i intereson në mënyrë thjesht hileqare, sidomos kur i duhet të referojë për situatat ekonomike në formën e propagandës dhe të krijojëkoklavitje sidosi të nevojshme.

Me konvertimin në mënyrë filloreske, duke i hequr Lekut të Vjetër vetëm një zero, qeveria e asaj kohe ua bëri të thjeshtë dhe të mundur njerëzve të mbajnë këtë gjuhë që përdoret ende sot. Ajo zero e hequr nuk i trazon fare numrat e tjerë dhe kjo sjell tërë problemin. Do të kish qenë fare e thjeshtë dhe e udhës, që njëqindën, të mos e bënin dhjetë, por ta bënin të paktën nëntë, ose trembëdhjetë. Sot Leku i Ri do të ishte i pavarur nga i Vjetri.

Ajo kohë iku, por qeveritë paskomuniste as e turbulluan qetësinë me gjëndjen që po përshkruaj. Nuk ndërmorën asnjë korigjim dhe, bile, nuk penalizuan asnjë nëpunës të vetëm të tyrin, apo ndonjë fjalaman në media, nga ata që në të folmen e përditshme brenda pesëdhjetë fjalëve, i përdorin shifrat sikurse ai çifti që përmenda më lart.

Dhe shëmbuj të bukur ka. Qeveria franceze, dikur, pat vendosur ndëshkime, për rastet kur nëpunësit e administratës së saj përdornin fjalë jofrënge në shkresat e tyre.

Qeveritẽ tona e bëjně gjumin të qetë në këtë fushë! Ndëshkim per nepunësat e tyre, joejo, por…

Në shënimet e mia, kam gjetur një fjalim elektoral, ku i pari i vendit pat përdorur gjuhën e mësipërme. Kish folur për të mirat që pat sjellë qeverisja e tij dhe për mëtej pat premtuar të mira edhe më të shumta.

“Tani ne synojmë ta përmirësojmë dukshëm gjendjen,” nënvizonte ai, “se të themi të drejtën, nuk kemi bërë kushedi se çfarë. E kemi shpënë pensionin mesatar deri 90.000. Pak-pak, por ama, kur qeverisnin kundërshtarët tanë, qẽ na lanë pushtetin, një pensionist i gjorë nuk merrte veçse 9.000 të mjera!…”

Next Post

Bojkoti i sotëm më i shëmtuar se i 2019

Washington Post: Zohran Mamdani heq maskën

Muli shpall fitoren më të thellë të opozitës në histori

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved