Meda njihet nga të gjithë si një nga këngëtarët më të mirë në tregun shqiptar. Ai pëlqehet shumë për muzikën e lehtë dhe të ndjerë që këndon.
I ftuar së fundmi në emisionin “Mirage” në Kosovë, këngëtari ka folur ndër të tjera për takimin me djalin nga Libani.
“Jam taku me atë djalin jeton në Amerikë ai. Atje u takuam. Në kohën kur isha në Amerikë portalet futën një foto. Është shumë e vërtetë në foto që duket i ngjashëm me Medën. Ndërsa live ka dallime. Po afrohet shumë. Reagimi i tij ishte interesant për mua. U çu nga tavolina dhe më tha ‘hey bro më në fund e gjeta binjakun tim”, u shpreh këngëtari.
Në rast se ju është shtuar kurioziteti, mund ta ndiqni videon më poshtë ku tregon gjithçka shumë më qartë se sa kemi shkruar ne.