Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç po shkakton çdo ditë e më tepër debate si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Por nëse shihet me kujdes, ata që po e mbajnë gjallë debatin e konfliktit Kosovë-Shqipëri janë njerëzit pranë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mediat dhe analistët pranë ish-kryeministrit prej një jave shkruajnë artikuj duke nxitur ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që promovojnë të gjithë ata që kanë dalë kundër ardhjes së këngëtarit serb. Por e gjitha kjo duket se ka një skenar të mirëmenduar, pasi po tentohet të hiqet vëmendja nga konflikti i Berishës me amerikanët.
Sali Berisha ndodhet në situatën më të keqe në këto 30 vite. Që nga viti 1991 ai nuk është shkëputur asnjëherë nga politika dhe çdo skandal ka arritur ta mbyllë. Por këtë herë i duhet të përballet me superfuqinë e botës dhe kjo e ka futur në panik të madh. Përveç sulmeve ndaj ambasadores amerikane dhe padisë ndaj Blinken, Berisha ka hedhur në sulm mediat pranë tij dhe sidomos një portal, i cili çdo ditë sulmon mediat, gazetarët dhe analistë që merren me Berishën.
Nga ana tjetër i mëshon ndasisë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të hequr vëmendjen nga telashet i Saliut . Padyshim që Berisha do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes, sepse shpallja “non grata” është vetëm hapi i parë, por mediat pranë tij po mundohen ta kalojnë në plantë dytë këtë gjë.
Portali në fjalë çdo ditë shkruan me dhjetëra artikuj për ardhjen e Bregoviç, për Ballkanin e Hapur dhe çështjet të tjera që i fryjnë ndasisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Po ashtu u jep zë të gjithë gazetarëve, artistëve dhe analistëve që kanë dalë kundër këngëtarit serb me shpresën se hallet e ish-kryeministrit do të harrohen. Ndërkoha dhe shumë gazetarë e analistë pran ish-kryeministrit i japin jehon? Bregoviç duke tentuar të shumojnë vendimin “non grata”.
Sulmet
Familja Berisha duket se është tërbuar nga pasqyrimet që po i bëjnë mediat konflikti të tij me SHBA. Portali pranë tij ka bërë një artikull ku sulmon gazetarë, media analistë dhe këdo që nuk i kreh bishtin Berishës. “Janë një grup analistësh, gazetarësh e pronarë mediash njëkohësisht, të cilët pas një “stërvitje” të gjatë (veçanërisht në këtë 8-vjeçar të fundit), sot funksionojnë si qentë e studiuesit të famshëm Ivan Pavlov, por me “profesion të kushtëzuar”.
Janë bërë aktiv veçanërisht shumë aktiv kohët e fundit, duke kthyer në problem të vetëm të Shqipërisë; “Çështjen Berisha”. Sapo u shfaq në horizont dosja-fake e Ramës, u vendosën në radhë dhe pasi i zoti i kockave tundi zilen, nisën të kuisin, lehin dhe të shpërndajnë jargë në gjithë eterin publik. Zilet e opozitës e të ndonjërit nga ato pak mediume e analistë të pavarur që kanë ngelur vërdallë, nuk dëgjohen e nuk ekzistojnë për ata. E kthejnë kokën vetëm sipas tringëllimës së ziles së kryeministrit. Ngrenë putrat lartë, tundin bishtin, sytë ju shndrisin, lëngëzojnë fortë dhe nisin të lehin me gjithë fuqinë: Fajin e ka vetëm Saliu”, shkruan portali.